Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (Cosme) 2014-2020”.

Ligji nr. 61/2015, datë 11 qershor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
61/2015
Data e miratimit
11 qershor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 qershor 2015
Hyn në fuqi
15 korrik 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2015-06-30

LIGJ

Nr. 61/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE BASHKIMIT EVROPIAN PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E UNIONIT “KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE

DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (COSME) 2014-2020”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen

e Republikës së Shqipërisë në programin e unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të

vogla dhe të mesme (COSME) 2014-2020”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të

tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 11.6.2015

Shpallur me dekretin nr. 9145, datë 23.6.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN MBI

PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E UNIONIT

KONKURRENCA E NDËRMARRJEVE DHE NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË

MESME (COSME) (2014 - 2020)

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, referuar më poshtë si Shqipëria, nga njëra anë, dhe Komisioni

Evropian, i referuar më poshtë si “Komisioni”, në emër të Bashkimit Evropian,

Duke pasur parasysh se:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.