Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”.

Ligji nr. 71/2015, datë 2 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
71/2015
Data e miratimit
2 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 20 korrik 2015
Hyn në fuqi
4 gusht 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2015-07-20

LIGJ

Nr. 71/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN “MIRËMBAJTJE DHE SIGURI RRUGORE BAZUAR NË REZULTATE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndër-kombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.7.2015

Shpallur me dekretin nr. 9174, datë 14.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Departamenti ligjor

Draft konfidencial

Teksti përfundimtar i negociuar

(Objekt ndryshimi)

V. Bansal/N. Rukuba-Ngaiza

29 janar 2014

HUAJA numër ______-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(PROJEKT I MIRËMBAJTJES DHE

I SIGURISË RRUGORE I BAZUAR

NË REZULTATE)

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Datë , 2015

HUA NUMËR ____-AL

Marrëveshje e datës ______2015, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka). Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:

Neni 1

Kushte të përgjithshme; përkufizime

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.