Ligj

Për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave.

Ligji nr. 67/2015, datë 2 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
67/2015
Data e miratimit
2 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 120, 14 korrik 2015
Hyn në fuqi
14 korrik 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 120, datë 2015-07-14

LIGJ

Nr. 67/2015

PËR EUROBONDIN QË DO TË EMETOHET NGA MINISTRI I FINANCAVE,

MIRATIMIN E PËRJASHTIMEVE NGA TATIMET E TAKSAT DHE TË

PARASHIKIMEVE PËR HEQJEN DORË NGA IMUNITETI NË MARRËVESHJET

QË DO TË LIDHEN NGA MINISTRI I FINANCAVE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

Neni 1

Në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave për emetimin e instrumen tit

“Eurobond”, në përputhje me ligjin nr.9665, datë 18.12.2006,“Për huamarrjen shtetërore, borxhin

shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe thelbësisht

sipas kushteve të përcaktuara në tekstin e tyre, që i bashkëlidhen këtij ligji, lejohen parashikimet për

heqjen dorë nga imuniteti.

Neni 2

Mbajtësit e titujve të eurobondeve dhe menaxherët bashkëdrejtues, sipas përcaktimeve në

marrëveshjet bashkëlidhur, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, nga tatimi mbi vlerën e shtuar

dhe çdo tatim apo taksë tjetër në Republikën e Shqipërisë për të gjitha transaksionet dhe veprimtaritë

që lidhen me emetimin, mbajtjen, ruajtjen dhe tregtimin e eurobondeve.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

Ilir Meta

Miratuar në datën 2.7.2015

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.