Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për punët e komunitetit IV të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, projekti “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare”.

Ligji nr. 69/2015, datë 2 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
69/2015
Data e miratimit
2 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 131, 27 korrik 2015
Hyn në fuqi
11 gusht 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 131, datë 2015-07-27

LIGJ

Nr. 69/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR PUNËT E KOMUNITETIT IV TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, PROJEKTI “ZHVILLIMI I ALPEVE SHQIPTARE DHE ZONAVE BREGDETARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja kuadër e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për punët e komunitetit IV të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, projekti “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.7.2015

Shpallur me dekretin nr. 9172, datë 14.7.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

LD1853 (2014)

SDA-13-TA (2014)

MARRËVESHJA

KUADËR E FINANCIMIT NDËRMJET BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), Punët në Komunitetin IV “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonave Bregdetare” - Hua Projekti me Asistencë Teknike të financuar nëpërmjet Grantit SDA

TABELA E LËNDËS

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Organizatë Ndërkombëtare, me seli në Paris (Francë), në adresën 55, Avenue Kléber, F-75116,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.