Për miratimin e strategjisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë.
Ligji nr. 72/2015, datë 9 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 72/2015
- Data e miratimit
- 9 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 11 gusht 2015
- Hyn në fuqi
- 26 gusht 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2015-08-11
LIGJ
Nr. 72/2015
PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ligji nr. 9858, datë 27.12.2007, “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.
Neni 3
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve të nevojshme, sipas përcaktimeve në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Ilir Meta
Miratuar në datën 9.7.2015
STRATEGJIA USHTARAKE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
MESAZH I SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 9858, datë 27.12.2007, e përmbushi me sukses objektivin strategjik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.