Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ligji nr. 73/2015, datë 9 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
73/2015
Data e miratimit
9 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 126, 21 korrik 2015
Hyn në fuqi
5 gusht 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2015-07-21

LIGJ

Nr. 73/2015

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 107/2014 “PËR

PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 4/1

Hapësira publike

1. Hapësira publike është hapësira e jashtme, si trotua ri, rruga, sheshi, lulishtja, parku e të tjera të

ngjashme, në shërbim të komunitetit, ku menaxhimi mund të jetë publik dhe/ose privat. Hapësira

publike përfshin rrugëkalime publike dhe mjedise që janë të hapura për publikun ose në shërbim të

përdorimit publik, pavarësisht nga regjimi juridik i tokës dhe përtej përcaktimeve të pronës publike,

sipas ligjit nr. 8743,datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

2. Autoritetet publike, kryesisht ose në partneritet me sektorin privat, krijojnë hapësirë publike

përmes ndërtimit të infrastrukturave publike, të përcaktuara në nenin 3, të ligjit nr. 107/2014, për

gjelbërimin, transportin, aktivitetet sociale, edukativo -sportive, çlodhëse dhe/ose krijuese, sipas

rregullave, kushteve dhe standardeve të posaçme.

3. Autoritetet vendore të planifikimit kanë detyrimin të sigurojnë mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.