Për miratimin e marrëveshjeve ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan systems”, INC “Për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve” dhe “Për ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013”, si dhe të tarifës së shërbimit të skanimit.
Ligji nr. 74/2015, datë 9 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 29 tetor 2015.
- Numri
- 74/2015
- Data e miratimit
- 9 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 11 gusht 2015
- Hyn në fuqi
- 26 gusht 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2015-08-11
LIGJ
Nr. 74/2015
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJEVE NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, SI
AUTORITET KONTRAKTUES, DHE SHOQËRIVE “S2 ALBANIA”, SH.P.K., DHE
“RAPISCAN SYSTEMS”, INC “PËR ZGJIDHJEN ME MIRËKUPTIM TË
MOSMARRËVESHJEVE” DHE “PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË
KONCESIONIT PËR FINANCIMIN, NGRITJEN DHE OPERIMIN E SHËRBIMIT TË
SKANIMIT TË KONTEJNERËVE E AUTOMJETEVE TË TJERA NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 123/2013”, SI DHE TË TARIFËS SË
SHËRBIMIT TË SKANIMIT
Në mbështetje të nen eve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohen marrëveshjet ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “S2
Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC “Për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve”
dhe “Për ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të
skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.
123/2013”, të datës 28 prill 2015, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij projektligji.
Neni 2
1. Tarifa e shërbimit të skanimit për deklaratat doganore, me vlerë nën ose të barabartë me 1 000 (një
mijë) euro, do të jetë 5 (pesë) euro për deklaratë doganore ose vlera përkatëse në lekë, konvertuar sipas
procedurave doganore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 tetor 2015 · 118/2015 · Për një shtesë në ligjin nr. 74/2015, “Për miratimin e marrëveshjeve ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k. dhe “Rapiscan systems”, INC, “Për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve” dhe “Për ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013”, si dhe të tarifës së shërbimit të skanimit”.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.