Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjektet juridike dhe fizike.
Ligji nr. 66/2015, datë 14 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 66/2015
- Data e miratimit
- 14 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 122, 16 korrik 2015
- Hyn në fuqi
- 31 korrik 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2015-07-16
LIGJ
Nr. 66/2015
PËR FALJEN E GJOBAVE PËR MOSPAGIMIN NË AFAT TË KONTRIBUTEVE TË
DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NGA
SUBJEKTET JURIDIKE DHE FIZIKE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Falen, në masën 100 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri më 31 dhjetor 2014, në zbatim të neneve 113, “Mosdeklarimi
në afat”, pavarësisht vlerës së detyrimit, dhe 114, “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo i
kontributit”, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, për subjektet juridike dhe fizike, kur kontributi dhe kamatëvonesa është paguar plotësisht deri
në datën 30 shtator 2015.
Neni 2
Gjobat për mosdeklarimin dhe mospagimin në afatet ligjore të kontributeve të sigurimeve shoqërore
dhe të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk
kthehen.
Neni 3
Brenda 3 muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative, të
falura sipas këtij ligji, dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj.
Listat e subjekteve përfituese dhe vlera e gjobave përkatëse publikohen, brenda 3 muajve, në faqen
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.