Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ligji nr. 76/2015, datë 16 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 76/2015
- Data e miratimit
- 16 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 132, 29 korrik 2015
- Hyn në fuqi
- 13 gusht 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2015-07-29
LIGJ
Nr. 76/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 107, DATË 30.3.2009, “PËR
KUJDESIN SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Titulli i kreut VII ndryshohet si më poshtë:
“KREU VII PROFESIONISTËT E SHËN-DETËSISË DHE EDUKIMI I VAZHDU-ESHËM
PROFESIONAL”.
Neni 2
Në nenin 33 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë krijon program të detyrueshëm për edukimin e
vazhdueshëm profesional, i quajtur “Programi i certifikimit për profesionistët e shëndetësisë”. Programi i
certifikimit është sistem i bazuar në cikle periodike, brenda të cilave profesionistët duhet të mbledhin një
numër të caktuar kreditesh të edukimit të vazhdueshëm profesional, bazuar në procedurat, kriteret dhe
standardet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Certifikimi është procesi që profesionisti i shëndetësisë
përfundon me përmbushjen e kritereve të secilit cikël të programit të certifikimit dhe lidhet me ecjen në
karrierë të profesionistit të shëndetësisë.”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.