Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, i ndryshuar

Ligji nr. 85/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
85/2026
Data e miratimit
23 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 173, 6 gusht 2026
Hyn në fuqi
21 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2026-08-06

LIGJ

Nr. 85/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 018, DATË 13.11.2008,

“PËR AVOKATURËN E SHTETIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, i ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në shkronjën “b”, të pikës 3 fjalët “ose zyrat e Avokaturës së Shtetit” hiqen.

2. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Avokatura e Shtetit ka në përbërjen e saj ndihmësit ligjorë të avokatëve të shtetit dhe

administratën mbështetëse. Marrëdhëniet juridike të punës së ndihmësve ligjorë të avokatëve të

shtetit rregullohen sipas dispozitave të këtij ligji dhe të Kodit të Punës. Marrëdhëniet e punës së

punonjësve të administratës mbështetëse rregullohen sipas legjislacionit në fuqi për marrëdhëniet e

punës.”.

Neni 2

Në nenin 5 bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “c”, e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“c) përfaqëson dhe mbron interesat pasurorë të organeve të vetëqeverisjes vendore përpara

gjykatave të të gjitha niveleve, pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në

të cilat këto organe janë palë. Në çështje të veçanta, sipas kritereve lëndore dhe sasiore, të përcaktuara

në rregulloren e miratuar nga Këshilli i Ministrave, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit mund t’ia

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.