Për ratifikimin e marrëveshjes së shërbimit këshillimor financiar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.
Ligji nr. 78/2015, datë 16 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2015
- Data e miratimit
- 16 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 132, 29 korrik 2015
- Hyn në fuqi
- 13 gusht 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2015-07-29
LIGJ
Nr. 78/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË SHËRBIMIT KËSHILLIMOR FINANCIAR NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË,
DHE KORPORATËS FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e shërbimit këshillimor financiar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.7.2015
Shpallur me dekretin nr. 9190, datë 27.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
NUMRI I PROJEKTIT 600511
MARRËVESHJE E SHËRBIMIT KËSHILLIMOR FINANCIAR
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KORPORATËS FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
datë 5 shkurt 2015
Marrëveshje e datës 5 shkurt 2015, ndërmjet:
1. Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë (Klienti); dhe
2. Korporatës Financiare Ndërkombëtare, një organizatë ndërkombëtare e krijuar në bazë të neneve të Marrëveshjes ndërmjet vendeve të saj anëtare, përfshirë Republikën e Shqipërisë (IFC).
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.