Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.

Ligji nr. 77/2015, datë 16 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
77/2015
Data e miratimit
16 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 29 korrik 2015
Hyn në fuqi
13 gusht 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2015-07-29

LIGJ

Nr. 77/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET

DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, pika 12 riformulohet si më poshtë:

“12. “Subjekti për qëllime të veçanta (SPV)” është:

a) një person juridik privat, me seli në Republikën e Shqipërisë, i krijuar me kërkesë të autoritetit

kontraktues nga operatori ekonomik i zgjedhur si ofertuesi më i suksesshëm, me të cilin lidhet kontrata;

b) një formë e partneritetit publik privat, për krijimin e një entiteti të përbashkët të partnerit publik

dhe atij privat, që kryen punë apo shërbime në bazë të një kontrate koncesioni/partneriteti publik privat

dhe ku partneri privat, përveç kontributit në kapital apo asete, kontribuon edhe me pjesëmarrje aktive në

menaxhimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat. Kontributet e thjeshta të kapitalit nga

investitorët privatë në kompanitë shtetërore nuk përbëjnë SPV.”.

Neni 2

Në nenin 4, pika 1, pas shkronjës “m” shtohet shkronja “n” me këtë përmbajtje:

“n) bujqësi.”.

Neni 3

Në nenin 5, pika 1, shkronja “i” riformulohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.