Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Këshillit të Ministrave, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për projektin e rehabilitimit të spitalit rajonal të Shkodrës, faza e tretë.

Ligji nr. 79/2015, datë 16 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
79/2015
Data e miratimit
16 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 29 korrik 2015
Hyn në fuqi
13 gusht 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2015-07-29

LIGJ

Nr. 79/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES KUADËR

TË HUAS NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, QË PËRFAQËSON

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË

EUROPËS PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË SPITALIT RAJONAL TË

SHKODRËS, FAZA E TRETË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndryshuese e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Këshillit të Ministrave, që

përfaqëson Republikën e Shqipërisë, dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për projektin e

rehabilitimit të Spitalit Rajonal të Shkodrës, faza e tretë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.7.2015

Shpallur me dekretin nr. 9191, datë 27.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

CEB

Drejtoria e Përgjithshme për Huatë dhe Zhvillimin Social

Z. Shkëlqim Cani

Ministër i Financave

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nr. 1

Tiranë, Shqipëri

Paris, 18 nëntor 2014

Lënda: Marrëveshja Kuadër e Huas F/P 1385 Add 4 (2007)

Referuar letrës suaj me Prot. 154801 të datës 17/11/2014

I nderuar Ministër Cani,

I referohemi kërkesës suaj të datës 17 nëntor 2014 në lidhje me Projektin e Rehabilitimit të Spitalit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.