Akt normativ

Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare

Akti normativ nr. 3/2026, datë 6 korrik 2026, nga Ministria e Kulturës.

Numri
3/2026
Data e miratimit
6 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 7 korrik 2026
Hyn në fuqi
7 korrik 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2026-07-07

AKT NORMATIV

Nr. 3, datë 6.7.2026

PËR FINANCIMIN E PJESSHËM TË ORGANIZIMIT TË NJË AKTIVITETI

KULTUROR-TURISTIK ME PËRMASA NDËRKOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës

dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Financimin e pjesshëm të organizimit dhe të mbarëvajtjes së një aktiviteti kulturor-turistik,

me ndikim në promovimin e turizmit dhe të imazhit të Republikës së Shqipërisë, koncerti i

artistit të njohur ndërkombëtar, Kanye West (YE), që do të zhvillohet në Tiranë, në datën 11

korrik 2026, në masën 400 000 000 (katërqind milionë) lekë.

Neni 2

Shuma në masën 400 000 000 (katërqind milionë) lekë, sipas nenit 1, të këtij akti normativ,

pakësohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe i shtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës

dhe Sportit në zërin 604 “Transferta të brendshme”, të programit 04760 “Zhvillimi i turizmit”.

Neni 3

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit autorizohet

të nënshkruajë marrëveshjen

përkatëse me kompaninë organizatore të eventit, me qëllim disbursimin e fondit të parashikuar

në nenin 1, të këtij akti normativ.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.

Neni 4

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.