Ligj

Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.

Ligji nr. 80/2015, datë 22 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
80/2015
Data e miratimit
22 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 164, 21 shtator 2015
Hyn në fuqi
6 tetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2015-09-21

LIGJ

Nr. 80/2015

PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN

E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Misioni i arsimit të lartë

Arsimi i lartë është e mirë dhe përgjegjësi publike dhe ka për mision:

a) të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, si dhe të nxisë e të zhvillojë artet, edukimin fizik dhe sportet;

b) të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend;

c) të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës;

ç) të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe në forcimin e sigurisë publike dhe kombëtare;

d) të mbështesë prioritetet strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit;

dh) të integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor;

e) të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim:

a) të përcaktojë rolin e shtetit në arsimin e lartë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.