Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ligji nr. 91/2015, datë 23 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 91/2015
- Data e miratimit
- 23 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 7 gusht 2015
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2015-08-07
LIGJ
Nr. 91/2015
PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008, “PËR
PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 16, “Struktura e administratës tatimore qendrore”, pika 3, pas shkronjës “ë” shtohet
shkronja “f” me këtë përmbajtje:
“f) rimbursimi tatimor.”.
Neni 2
Në nenin 75/1, “Rimbursimi i TVSH-së dhe kompensimi i detyrimeve tatimore”, pika 1 riformulohet
si më poshtë:
“1. Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH -në, që rezultojnë me tepricë kreditore, kanë të
drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së së paguar tepër pranë Drejtorisë së Rimbursimit
të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar
“Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së”.
Brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesit dhe brenda 30 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesve eksportues, Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e
Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale tatimore, ku është i regjistruar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.