Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sh. a. (Agjencia Zbatuese e Projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për shumën 20 milionë euro, për programin “Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”.

Ligji nr. 85/2015, datë 23 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
85/2015
Data e miratimit
23 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 150, 19 gusht 2015
Hyn në fuqi
3 shtator 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2015-08-19

LIGJ

Nr. 85/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (HUAMARRËSI), DHE KORPORATA ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE, SH. A. (AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW) PËR SHUMËN 20 MILIONË EURO, PËR PROGRAMIN “ENERGJI UJORE DHE SIGURIA E DIGAVE NË KASKADËN E DRINIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh. a. (agjencia zbatuese e projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për shumën 20 milionë euro, për programin “Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.7.2015

Shpallur me dekretin nr. 9197, datë 30.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE HUAJE

E DATËS _________

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.