Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr.22/2014 “Për dhënie amnistie”.

Ligji nr. 92/2015, datë 23 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2015
Data e miratimit
23 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 144, 7 gusht 2015
Hyn në fuqi
22 gusht 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2015-08-07

LIGJ

Nr. 92/2015

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.22/2014 “PËR DHËNIE AMNISTIE”

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2,shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 3, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

“d) personat e dënuar me burgim për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni

199/a, paragrafi i dytë, i Kodit Penal, kur vepra penale është kryer jo më vonë se data 10 prill 2014.”

Neni 2

Në nenin 5 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat, të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të

ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, në rastet kur vepra penale në fjalë

është kryer jo më vonë se data 10 prill 2014.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.7.2015

Shpallur me dekretin nr. 9204, datë 30.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.