Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, në shumën 40 milionë euro, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST), dhe KfW, në mbështetje të projektit “Eficienca energjetike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”.

Ligji nr. 84/2015, datë 23 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
84/2015
Data e miratimit
23 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 144, 7 gusht 2015
Hyn në fuqi
22 gusht 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2015-08-07

LIGJ

Nr. 84/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW

FRANKFURT AM MAIN, NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUAS, NË SHUMËN 40

MILIONË EURO, NDËRMJET OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT

SHA (OST), DHE KFW, NË MBËSHTETJE TË PROJEKTIT “EFICIENCA

ENERGJETIKE – PROGRAMI PËR SEKTORIN E TRANSMETIMIT TË ENERGJISË

ELEKTRIKE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, garantuesi, të përfaqësuar nga

Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, në shumën 40

milionë euro, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh. a., (OST), huamarrësi, dhe KfW, në

mbështetje të projektit “Eficienca energjetike - programi për sektorin e transmetimit të energjisë

elektrike”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.7.2015

Shpallur me dekretin nr. 9196, datë 30.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

MARRËVESHJE GARANCIE

E DATËS _______, NDËRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW) DHE REPUBLIKËS SË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.