Për një ndryshim në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ligji nr. 90/2015, datë 23 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 90/2015
- Data e miratimit
- 23 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 7 gusht 2015
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2015-08-07
LIGJ
Nr. 90/2015
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E
SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 77, “Rimbursimi i TVSH-së”, pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. Brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesit dhe brenda 30 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesve eksportues, administrata tatimore kryen procedurën e
rimbursimit, siç përcaktohet për këtë qëllim në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë.
Administrata tatimore, para se të procedojë një kërkesë për rimbursim të TVSH-së për një person të
tatueshëm, ka të drejtë ta detyrojë atë person të provojë që qëllimi i veprimtarisë ekonomike është
realizimi i transaksioneve të tatueshme, që i japin të drejtën e zbritjes së TVSH-së.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.7.2015
Shpallur me dekretin nr. 9202, datë 30.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.