Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit.
Ligji nr. 81/2015, datë 23 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 81/2015
- Data e miratimit
- 23 korrik 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 7 gusht 2015
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2015-08-07
LIGJ
Nr. 81/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
PËR KONTROLLIN E LËNDËVE NARKOTIKE DHE ZBATIMIN E LIGJIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të
Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit, sipas tekstit bashkëlidhur
këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.7.2015
Shpallur me dekretin nr. 9193, datë 30.7.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE
MBI KONTROLLIN E LËNDËVE NARKOTIKE DHE ZBATIMIN E LIGJIT NDËRMJET
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË
BASHKUARA TË AMERIKËS
I. TË PËRGJITHSHME
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (në tekstin më
poshtë, secili individualisht i referuar si “Palë” dhe bashkërisht si “Palët”) bien dakord për të krijuar dhe
për të mbështetur një projekt të planifikuar për të forcuar sektorin e drejtësisë shqiptare dhe kapacitetin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.