Ligj

Për turizmin.

Ligji nr. 93/2015, datë 27 korrik 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 korrik 2026.

Numri
93/2015
Data e miratimit
27 korrik 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 164, 21 shtator 2015
Hyn në fuqi
6 tetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2015-09-21

LIGJ

Nr. 93/2015

PËR TURIZMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji janë:

1. Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, personave fizikë e juridikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike dhe përcaktimi i të drejtave e detyrimeve të subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë ligj, si dhe çështje të tjera që lidhen me fushën e turizmit.

2. Rregullimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit e të ndërveprimit të organeve të qeverisjes qendrore me ato të qeverisjes vendore në përcaktimin e politikave dhe zhvillimit të strategjive në fushën e turizmit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 18 dhjetor 2017 · 114/2017 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015, “PËR TURIZMIN”
  2. 4 prill 2024 · 30/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 93/2015, "Për turizmin", i ndryshuar
  3. 23 korrik 2026 · 83/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.