Ligj

Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik.

Ligji nr. 95/2015, datë 17 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 4 dhjetor 2025.

Numri
95/2015
Data e miratimit
17 shtator 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 170, 30 shtator 2015
Hyn në fuqi
15 tetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 170, datë 2015-09-30

LIGJ

Nr. 95/2015

PËR SHËRBIMET DHE PRODUKTET BIOCIDE NË SHËNDETIN PUBLIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë shëndetin publik nga organizmat e dëmshëm nëpërmjet përdorimit të sigurt të produkteve biocide.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton dhe rregullon:

a) vendosjen në treg të lëndëve biocide, produkteve biocide dhe produkteve të trajtuara;

b) prodhimin, importin dhe eksportin e lëndëve biocide, produkteve biocide dhe produkteve të trajtuara;

c) organizimin dhe funksionimin e kontrollit të organizmave të dëmshëm për shëndetin publik, në mjediset publike dhe private, përmes produkteve biocide.

Neni 3

Fusha e veprimit

1. Ky ligj zbatohet për:

a) përdorimet, në shëndetin publik, të produkteve biocide;

b) produktet që shkatërrojnë, pengojnë apo kthejnë në të padëmshëm organizmat e dëmshëm për shëndetin, përmes rrugëve kimike ose biologjike të veprimit.

2. Ky ligj nuk zbatohet për:

a) përdorimet jobiocide të produkteve dhe lëndëve vepruese;

b) produktet që shkatërrojnë, pengojnë apo kthejnë në të padëmshëm organizmat e dëmshëm për shëndetin publik, nëpërmjet rrugës fizike të veprimit dhe jo rrugëve kimike ose biologjike;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 4 dhjetor 2025 · 76/2025 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.