Për ratifikimin e marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Huamarrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia e zbatimit të projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, lidhur me furnizimin me ujë të zonave rurale III, me një hua në shumën 24 000 000 euro.
Ligji nr. 97/2015, datë 17 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 97/2015
- Data e miratimit
- 17 shtator 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 170, 30 shtator 2015
- Hyn në fuqi
- 15 tetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 170, datë 2015-09-30
LIGJ
Nr. 97/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, “HUAMARRËSI”, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM, “AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”, DHE KfW FRANKFURT
AM MAIN, “KfW”, LIDHUR ME FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE III, ME NJË HUA NË SHUMËN 24 000 000 EURO
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas dhe projektit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Huamarrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia e zbatimit të projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, lidhur me Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale III, me një hua në shumën 24 000 000 euro.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.9.2015
Shpallur me dekretin nr. 9234, datë 25.9.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE HUAJE DHE PROJEKTI
NDËRMJET DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KfW, FRANKFURT AM MAIN (KfW), PËR SHUMËN 24,000,000.00 EURO
UJËSJELLËSI RURAL III
(NR. 2011 66 370)
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.