Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Europa për Qytetarët”.
Ligji nr. 96/2015, datë 17 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 96/2015
- Data e miratimit
- 17 shtator 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 170, 30 shtator 2015
- Hyn në fuqi
- 15 tetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 170, datë 2015-09-30
LIGJ
Nr. 96/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR PJESËMARRJEN E
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN “EVROPA PËR QYTETARËT”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Evropa për
qytetarët”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.9.2015
Shpallur me dekretin nr. 9233, datë 25.9. 2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Komisioni Evropian Bruksel, më 1.8.2014
C(2014) 5366, përfundimtar
ANEKSI 1
ANEKS I VENDIMIT TË KOMISIONIT PËR MIRATIMIN NË EMËR TË BASHKIMIT
EVROPIAN, TË NJË MARRËVESHJEJE MBI PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË NË PROGRAMIN “EVROPA PËR QYTETARËT”
ANEKS
MARRËVESHJEJE
NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, MBI
PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN “EVROPA PËR
QYTETARËT”
Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni” në emër të Bashkimit Evropian, nga
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.