Ligj

Për sektorin e gazit natyror.

Ligji nr. 102/2015, datë 23 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 24 qershor 2021.

Numri
102/2015
Data e miratimit
23 shtator 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 178, 15 tetor 2015
Hyn në fuqi
30 tetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2015-10-15

LIGJ

Nr. 102/2015

PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me gaz natyror të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu konkurrues dhe të integruar me tregjet rajonale e europiane, për një shërbim me cilësi të lartë, kosto të arsyeshme, si dhe duke respektuar kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 2

Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat për organizimin e funksionimin e tregut të gazit natyror, aksesin në treg, kriteret dhe procedurat që zbatohen për dhënien e miratimit për transmetimin, shpërndarjen, furnizimin dhe depozitimin e gazit natyror, si dhe funksionimin e sistemeve.

Neni 3

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për veprimtaritë në fushën e transmetimit, shpërndarjes, tregtimit, depozitimit, furnizimit, si dhe për ndërtimin e operimin e infrastrukturës së gazit natyror, pa përfshirë veprimtarinë e kërkimit dhe prodhimit të gazit natyror.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 shtator 2018 · 64/2018 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 102/2015, “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”
  2. 3 dhjetor 2018 · 89/2018 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 102/2015, “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”, TË NDRYSHUAR
  3. 24 qershor 2021 · 81/2021 · “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.