Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për punën detare”, 2006.

Ligji nr. 103/2015, datë 23 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
103/2015
Data e miratimit
23 shtator 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 179, 15 tetor 2015
Hyn në fuqi
30 tetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2015-10-15

LIGJ

Nr. 103/2015

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN MLC TË

ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR PUNËN DETARE”,

2006

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO)

“Për punën detare”, bërë në Gjenevë, në datën 23 shkurt 2006.

Neni 2

Ligji nr.9809, datë 27.9.2007, “Për ratifikimin e konventës nr.147 të Organizatës Ndërkombëtare

të Punës (ILO) “Për standardet minimale për anijet tregtare, 1976”, si dhe të protokollit të vitit 1996

të konventës “Për transportin tregtar””, dhe ligji nr.8911, datë 6.6.2002, “Për ratifikimin e konventës

nr.178 “Inspektimi i punës (detarët), 1996”, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës”, shfuqizohen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.9.2015

Shpallur me dekretin nr. 9273, datë 12.10.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

KONVENTA E PUNËS DETARE, 2006

(MLC 2006)

PARATHËNIE

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

e mbledhur në Gjenevë, nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërk ombëtare të Punës në takimin e

sesionit të 94-t, më 7 shkurt 2006, dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.