Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ligji nr. 98/2015, datë 23 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 98/2015
- Data e miratimit
- 23 shtator 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 185, 26 tetor 2015
- Hyn në fuqi
- 10 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 185, datë 2015-10-26
LIGJ
Nr. 98/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 64/2014, “PËR
PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË
FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të
Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen disa ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 9 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura
nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e
Armatosura drejtpërdrejt ose nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura.”.
2. Në pikën 3, pas shkronjës “ë”, shtohen shkronjat “f” dhe “g” me këtë përmbajtje:
“f) miraton, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, planin e vendosjes dhe përhapjes së
Forcave të Armatosura në kohë paqeje;
g) nxjerr në rezervë ose në lirim, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada
madhore.”.
Neni 2
Në nenin 13, pika 2, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
1. Shkronja “rr” riformulohet si më poshtë:
“rr) emëron, liron ose shkarkon nga detyra personelin civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.