Ligj

Për miratimin e kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”.

Ligji nr. 104/2015, datë 23 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
104/2015
Data e miratimit
23 shtator 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 187, 28 tetor 2015
Hyn në fuqi
12 nëntor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2015-10-28

LIGJ

Nr. 104/2015

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT TË FORMËS “BOT” (NDËRTIM, SHFRYTËZIM DHE TRANSFERIM) TË NJË PORTI TË LLOJIT MBM NË PORTO ROMANO, DURRËS, NDËRMJET MINISTRISË SË TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS DHE SHOQËRISË KONCESIONARE “PORTI MBM (MULTY BUOY MOORING)”

Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet kontrata e koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

Ilir Meta

Miratuar në datën 23.9.2015

KONTRATË KONCESIONI

E FORMËS BOT (NDËRTIM, SHFRYTËZIM DHE TRANSFERIM) PËR NDËRTIMIN, SHFRYTËZIMIN DHE TRANSFERIMIN E NJË PORTI TË LLOJIT MBM

NË PORTO ROMANO, DURRËS

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS DHE SHOQËRIA KONCESIONARE PORTI MBM (MULTY BUOY MOORING)

Kjo kontratë, lidhet sot në datën 21.7.2015,

ndërmjet: Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë (në vazhdim referuar si “Autoriteti”, përfaqësuar nga z. Edmond Haxhinasto, ministër, Titullari i Autoritetit,

dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.