Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, të ndryshuar.

Ligji nr. 100/2015, datë 23 shtator 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
100/2015
Data e miratimit
23 shtator 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 178, 15 tetor 2015
Hyn në fuqi
30 tetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2015-10-15

LIGJ

Nr. 100/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9875, DATË 14.2.2008, “PËR METROLOGJINË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”,të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 18 bëhen ndryshimet si më poshtë:

“1. Në pikën 2, pas fjalëve “instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara” shtohen fjalët “që nuk janë objekt i markimit CE,”.

2. Pas pikës “2” shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Përjashtimisht nga pika 2 e këtij neni, instrumentet matës objekt të markimit CE nuk i nënshtrohen miratimit të tipit dhe verifikimit fillestar, por vetëm verifikimeve pasardhëse.”.

Neni 2

Në nenin 22 bëhen këto shtesa:

“1. Në pikën 1, pas fjalëve “miraton tipin e instrumentit matës” shtohen fjalët “që nuk janë objekt i markimit CE,”.

2. Në pikën 4, pas fjalëve “instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara” shtohen fjalët “që nuk janë objekt i markimit CE,”.

Neni 3

Në nenin 25 titulli ndryshohet si më poshtë:

“Verifikimi fillestar i instrumentit matës ligjërisht të kontrolluar, që nuk ështëobjekt i markimit CE”.

Neni 4

Në nenin 30, pika 2, pas fjalëve “organizma të tjerë” shtohet fjala “të akredituar”.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.