Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar.
Ligji nr. 105/2015, datë 1 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 105/2015
- Data e miratimit
- 1 tetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 182, 21 tetor 2015
- Hyn në fuqi
- 5 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2015-10-21
LIGJ
Nr. 105/2015
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 416, DATË 7.4.2011,
“PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 21 shtohet pika 21/1 me këtë përmbajtje:
“21/1. “Hibrid” është materiali mbjellës e shumëzues bimor, që përftohet nga kryqëzimi i dy
prindërve, brenda ciklit bimor. Nga mbjellja e këtyre farave dalin bimët e breznisë së parë hibride
ose F1 (Breznia e parë).”.
Neni 2
Në nenin 24, pika 1 shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 27, pika 1, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Gjithashtu, materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i importuar shoqërohet me dokumente
në gjuhën shqipe ose angleze.”.
Neni 4
Në nenin 31, pika 3, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“3. Pavarësisht nga përcaktimi i bërë në pikën 1, të këtij neni, vlera e pranueshme për kultivimin
dhe përdorimin nuk kërkohet në rastet e hibrideve:”.
2. Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:
“a) të perimeve,me përjashtim të varieteteve;”.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.