Ligj

Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara.

Ligji nr. 107/2015, datë 1 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
107/2015
Data e miratimit
1 tetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 182, 21 tetor 2015
Hyn në fuqi
5 nëntor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2015-10-21

LIGJ

Nr. 107/2015

PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK DHE SHËRBIMET E BESUARA1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kuadrit të nevojshëm ligjor për identifikimin elektronik të

sigurt, vulat elektronike, shërbimin e transmetimit elektronik dhe autentifikimin e faqeve të internetit

në Republikën Shqipërisë.

Neni 2

Fusha e veprimit

1. Ky ligj zbatohet për shërbimet e besuara, në mënyrë të veçantë për transaksionet elektronike,

si dhe për skemat e identifikimit elektronik.

2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për ofrimin e shërbimeve të besuara të përdorura

ekskluzivisht në sisteme të mbyllura, të cilat rrjedhin nga legjislacioni kombëtar apo marrëveshje

ndërmjet një grupi të caktuar pjesëmarrësish, si dhe në rastet kur në legjislacionin në fuqi

parashikohet ndryshe.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Autentifikim” është një proces elektronik që mundëson identifikimin elektronik të sigurt të një

personi fizik ose juridik apo konfirmimin e origjinës dhe integritetin e të dhënave në formë

elektronike.

2. “Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik”,në vazhdim Autoriteti, është institu-cioni

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.