Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për asistencën teknike për projektin “Punime infrastrukturore komunale në zonën e Alpeve Shqiptare” (asistencë teknike në kuadër të investimeve në Ballkanin Perëndimor).
Ligji nr. 106/2015, datë 1 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 106/2015
- Data e miratimit
- 1 tetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 182, 21 tetor 2015
- Hyn në fuqi
- 5 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2015-10-21
LIGJ
Nr. 106/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR ASISTENCËN TEKNIKE PËR PROJEKTIN “PUNIME INFRASTRUKTURORE KOMUNALE NË ZONËN E ALPEVE SHQIPTARE” (ASISTENCË TEKNIKE NË KUADËR TË INVESTIMEVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për asistencën teknike për projektin “Punime infrastrukturore komunale në zonën e Alpeve Shqiptare”, (asistencë teknike në kuadër të investimeve në Ballkanin Perëndimor), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 1.10.2015
Shpallur me dekretin nr. 9278, datë 15.10.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
DRAFTI 27.5.‘15
WBIF: WB6-ALB-SOC-14
CEB: FIP 17187 (2010)/LD 1853 (2014)
ASISTENCË TEKNIKE “PËR PUNIMET E INFRASTRUKTURËS KOMUNALE NË ZONËN E ALPEVE SHQIPTARE”
(ASISTENCË TEKNIKE NËN KUADRIN E INVESTIMEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR)
MARRËVESHJE GRANTI
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.