Ligj

Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar.

Ligji nr. 113/2015, datë 15 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
113/2015
Data e miratimit
15 tetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 186, 27 tetor 2015
Hyn në fuqi
11 nëntor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 186, datë 2015-10-27

LIGJ

Nr. 113/2015

PËR URDHRIN PROFESIONAL TË MJEKUT VETERINAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Urdhrit

Profesional të Mjekut Veterinar, vendosjen e standardeve për ushtrimin e profesionit të mjekut

veterinar, si dhe marrëdhëniet juridike të personave që e ushtrojnë këtë profesion.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për:

1. Mjekët veterinarë.

2. Farmacistët veterinarë.

3. Teknikët veterinarë.

4. Teknikët e ndërzimit.

KREU II

FUNKSIONIMI I URDHRIT PROFESIONAL TË MJEKUT VETERINAR

Neni 3

Misioni

Misioni i urdhrit është ruajtja e standardeve të larta në formimin, sjelljen profesionale dhe

ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit e mirëqenies së

kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Neni 4

Kompetencat e urdhrit

Urdhri ushtron këto kompetenca:

a) jep, pezullon ose heq të drejtën për ushtrimin e profesionit për mjekët e farmacistët

veterinarë, si dhe për teknikët veterinarë e teknikët e ndërzimit, në përputhje me parashikimet e këtij

ligji dhe të statutit të Urdhrit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.