Për një ndryshim në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.
Ligji nr. 109/2015, datë 15 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 109/2015
- Data e miratimit
- 15 tetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 191, 6 nëntor 2015
- Hyn në fuqi
- 21 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 191, datë 2015-11-06
LIGJ
Nr. 109/2015
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN
NR. 105/2014 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”
Në mbështetje te neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Në nenin 12, pika 2, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe
që qarkullojnë në vendin e tyre.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.10.2015
Shpallur me dekretin nr. 928 5, datë 23.10.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.