Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

Ligji nr. 110/2015, datë 15 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
110/2015
Data e miratimit
15 tetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 186, 27 tetor 2015
Hyn në fuqi
11 nëntor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 186, datë 2015-10-27

LIGJ

Nr. 110/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10296, DATË 8.7.2010,

“PËR MENAXHIMIN FINANCIAR DHE KONTROLLIN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010,“Për mena-xhimin financiar dhe kontrollin”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

“Ky ligj zbatohet në njësitë publike, ku përfshihen:”.

Neni 2

Në nenin 4 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Në fund të pikës 5 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Njësia e qeverisjes qendrore përfshin organin qendror të njësisë dhe njësitë e varësisë, të

kontrolluara prej saj.”.

2. Në fund të pikës 6 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Njësia e qeverisjes vendore përfshin organin qendror të njësisë dhe njësitë e varësisë, të

kontrolluara prej saj.”.

3. Në fund të pikës 7 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Njësia e fondeve speciale përfshin organin qendror të njësisë dhe njësitë e varësisë, të

kontrolluara prej saj.”.

4. Pika 8 ndryshohet si më poshtë:

“8. Të gjitha nivelet e njësisë publike ose njësi janë terma që u referohen njësive të

përmendura në nenin 3, të këtij ligji, dhe nënkuptojnë organin qendror të njësisë publike dhe secilën

njësi vartëse, të konsideruar më vete.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.