Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.
Ligji nr. 111/2015, datë 15 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 111/2015
- Data e miratimit
- 15 tetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 186, 27 tetor 2015
- Hyn në fuqi
- 11 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 186, datë 2015-10-27
LIGJ
Nr. 111/2015
PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë parimet e organizimit, drejtimit, bazat dhe detyrat e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Neni 2
Objekti
Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe sektorëve publik e privat, për nxitjen e shfrytëzimit të resurseve minerare në përfitim maksimal të publikut.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj me termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Ministria” është ministria përgjegjëse për veprimtarinë e shërbimit gjeologjik.
2. “Ministër” është ministri përgjegjës për shërbimin gjeologjik.
3. “Mineral” është çdo substancë në gjendje të ngurtë, të lëngët e të gaztë, që ndodhet në trajtë natyrore mbi ose nën tokë, në ose nën ujë, formuar prej proceseve gjeologjike.
4. “Mineral i dobishëm” është çdo substancë në gjendje të ngurtë, të lëngët e të gaztë, që ndodhet në trajtë natyrore mbi ose nën tokë, në ose nën ujë, formuar prej proceseve gjeologjike, që plotëson kushtet gjeologjike, minerare dhe teknologjike për përdorim në degë të ndryshme të ekonomisë.
5. “Ujëra nëntokësore” janë të gjitha ujërat e zonës së ngopjes, që formojnë shtresa, me dhe pa trysni.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.