Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare"
Ligji nr. 75/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 75/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 176, 7 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 176, datë 2026-08-07
LIGJ
Nr. 75/2026
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 3, DATË
6.7.2026, “PËR FINANCIMIN E PJESSHËM TË ORGANIZIMIT TË NJË AKTIVITETI
KULTUROR-TURISTIK ME PËRMASA NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës
dhe Sportit dhe Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të
organizimit dhe të mbarëvajtjes së një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.
Miratuar në datën 23.7.2026.
Shpallur me dekretin nr. 479, datë 5.8.2026 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.