Për inspektimin financiar publik.
Ligji nr. 112/2015, datë 15 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 112/2015
- Data e miratimit
- 15 tetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 186, 27 tetor 2015
- Hyn në fuqi
- 11 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 186, datë 2015-10-27
LIGJ
Nr. 112/2015
PËR INSPEKTIMIN FINANCIAR PUBLIK
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton qëllimin, parimet dhe rregullat e përgjithshme të inspektimit financiar publik, si
dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave të përfshira në proces.
Neni 2
Misioni
Misioni i inspektimit financiar publik është garantimi i zbatimit të ligjshmërisë në përdorimin e
fondeve publike dhe dhënia e ndihmës në përmirë-simin e menaxhimit financiar publik.
Neni 3
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka si qëllim mbrojtjen e interesave financiarë të njësive publike, kundrejt keqmena-xhimit
të rëndë financiar, mashtrimit, vjedhjes, shkatërrimit të pronës, shpërdorimit të detyrës apo
korrupsionit.
Neni 4
Fusha e zbatimit të ligjit
Subjekt i inspektimeve financiare publike janë:
a) njësitë e qeverisjes së përgjithshme;
b) shoqëritë shtetërore, organizatat jofitim-prurëse dhe autoritetet e përbashkëta që zotërohen,
kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së përgjith-shme, ose
në të cilën një njësi e qeverisjes së përgjithshme zotëron apo kontrollon një pjesë të aksioneve, e cila i
jep të drejtën e kontrollit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.