Për auditimin e brendshëm në sektorin publik.
Ligji nr. 114/2015, datë 22 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 shkurt 2023.
- Numri
- 114/2015
- Data e miratimit
- 22 tetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 195, 13 nëntor 2015
- Hyn në fuqi
- 28 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2015-11-13
LIGJ
Nr. 114/2015
PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon veprimtarinë e auditimit të brendshëm në sektorin publik, si dhe përcakton
fushën e veprimit, misionin, parimet, organi-zimin, funksionimin dhe përgjegjësitë.
Neni 2
Auditimi i brendshëm
Auditimi i brendshëm është një veprimtari e pavarur që jep siguri objektive dhe ofron
këshillim për menaxhimin e projektuar për të shtuar vlerën e për të përmirësuar veprimtarinë e
njësisë publike. Auditimi i brendshëm ndihmon njësinë publike për të arritur objektivat,
nëpërmjet një veprimtarie të disiplinuar dhe sistematike, për të vlerësuar e përmirësuar
frytshmërinë e menaxhimit të riskut, si dhe proceset e kontrollit e të qeverisjes.
Neni 3
Fusha e zbatimit të ligjit
Ky ligj zbatohet në njësitë e sektorit publik, ku, sipas këtij ligji, përfshihen:
a) njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe çdo institucion tjetër që kryen funksione publike;
b) shoqëritë tregtare, organizatat jofitim -prurëse dhe autoritetet e përbashkëta, të cilat
zotërohen, kontrollohen, financohen ose garan -tohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së
përgjithshme;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 2 shkurt 2023 · 12/2023 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 114, datë 22.10.2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.