Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Përfituesi”, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “Agjencia Zbatuese e Projektit”, dhe KfW Frankfurt Am Main, “KfW”, për përgatitjen e projektit dhe studimeve të fizibilitetit për ndërtimin/rindërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë në zonat rurale.
Ligji nr. 116/2015, datë 22 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 116/2015
- Data e miratimit
- 22 tetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 192, 9 nëntor 2015
- Hyn në fuqi
- 24 nëntor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 192, datë 2015-11-09
LIGJ
Nr. 116/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, “PËRFITUESI”, E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, “AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, PËR PËRGATITJEN E PROJEKTIT DHE STUDIMEVE TË FIZIBILITETIT PËR NDËRTIMIN/RINDËRTIMIN E SISTEMEVE TË FURNIZIMIT ME UJË NË ZONAT RURALE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Përfituesi”, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “Agjencia zbatuese e projektit”, dhe KfW Frankfurt amMain, “KfW”, për përgatitjen e projektit dhe studimeve të fizibilitetit për ndërtimin/rindërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë në zonat rurale, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 22.10.2015
Shpallur me dekretin nr. 9307, datë 3.11.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJA E FINANCIMIT DHE E PROJEKTIT
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.