Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës, me shkëmbim notash, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë për furnizimin me automjete të gjeneratës së ardhshme, miqësore ndaj mjedisit.

Ligji nr. 115/2015, datë 22 tetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
115/2015
Data e miratimit
22 tetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 192, 9 nëntor 2015
Hyn në fuqi
24 nëntor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 192, datë 2015-11-09

LIGJ

Nr. 115/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË NDIHMËS, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË JAPONISË PËR FURNIZIMIN ME AUTOMJETE TË GJENERATËS SË ARDHSHME, MIQËSORE NDAJ MJEDISIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e ndihmës, me shkëm-bim notash, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë, për furni-zimin me automjete të gjeneratës së ardhshme, miqësore ndaj mjedisit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 22.10.2015

Shpallur me dekretin nr. 9306, datë 3.11.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

(Nota shqip)

(Tiranë, 29 korrik 2015)

Shkëlqesi,

Kam nderin t’Ju konfirmoj marrjen e Notës së Shkëlqesisë Suaj, në datën e sotme, tek e cila lexohet si më poshtë:

“Kam nderin t’u referohem diskutimeve të fundit të zhvilluara ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë së Japonisë dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në lidhje me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik japonez, me synim forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe në emër të qeverisë së Japonisë, të propozoj marrëveshjen në vijim:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.