PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.01.1999 “ PËR KODIN DOGANOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Akti normativ nr. 101/1999, datë 5 mars 1999, nga Kryeministri.
- Numri
- 101/1999
- Data e miratimit
- 5 mars 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 52, 28 gusht 2000
- Hyn në fuqi
- 15 prill 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 52, datë 2000-08-28
AKT NORMATIV
Nr.101, datë 5.3.1999
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.01.1999 “ PËR
KODIN DOGANOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me
propozimin e Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave ,
VENDOSI:
Në ligjin nr.8449, datë 27.01.1999 “ Për Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë”,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Neni 7 ndryshohet si vijon:
“ Me autoritete doganore kuptohen autoritetet e ngarkuara me zbatimin e legjislacionit
doganor, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore zbatimin e të cilave i është ngarkuar
këtyre autoriteteve.”
2.Në nenin 8, pika 1, shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) të gjithë personat e tjerë të njohur nga legjislacioni në fuqi.”
3. Në nenin 8, pika 2 shkronja “a” ndryshohet si vijon :
“a) në rastin e një personi fizik ose të personave të tjerë të përmendur në paragrafin
1(c), çdo person që rregullisht banon në Shqipëri.”
4. Në nenin 8, pika 15, shkronja “d” fjala “shkatërrimi” zëvendësohet me fjalën
“asgjësimi”.
5. Në nenin 8, pika 19 ndryshohet si vijon:
“Deklarues” do të thotë: personi që bën deklarimin në doganë me emrin e vet ose
personi në emër të të cilit bëhet deklarimi në doganë.”
6. Në nenin 9 paragrafi IV, shfuqizohet.
7. Neni 10 ndryshohet si vijon:
funksionimit
“Orari
i
të zyrave të Administratës Doganore përcaktohet në aktet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.