Akt normativ

Për një ndryshim në ligjin nr.8516, datë 22.7.1999 "Për disa ndryshime në ligjin nr.8439, datë 29.12.1998 "Për buxhetin e shtetit për vitin 1999""

Akti normativ nr. 3/1999, datë 2 dhjetor 1999, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
3/1999
Data e miratimit
2 dhjetor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 14 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
14 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 1999-12-14

AKTNORMATIV

Nr.3, datë 2.12.1999

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8516, DATË 22.7.1999 "PËR DISA NDRYSHIME

NË LIGJIN NR.8439, DATË 29.12.1998 "PËR BUXHETIN E SHTETIT PËR VITIN

1999""

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998 "Për

hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e

Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Këshilli i

Ministrave,

VENDOS I:

1. Në ligjin nr.8516, datë 22.7.1999 "Për disa ndryshime në ligjin nr.8439, datë

29.12.1998 "Për Buxhetin e Shtetit për vitin 1999", fondi i dhënë në buxhetin e Ministrisë së

Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, në zërin "Investime", të përdoret si subvencion për blerjen e

energjisë elektrike.

2. Ministrisë së Financave i pakësohen 500 000 000 (pesëqind milonë) lekë në zërin

"Kosto e ristrukturimit të bankave". Ky fond prej 500 000 000 lekësh i shtohet Ministrisë së

Ekonomisë Publike dhe Privatizimit në zërin "Subvencion" për blerjen e energ jisë elektrike nga

shoqëria anonime "Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare".

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit

për zbatimin e këtij aktinormativ.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Ilir Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.