PËR PERDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE PER MBESHTETJEN FINANCIARE TË INDUSTRISË SË KROMIT DHE TE BAKRIT
Akti normativ nr. 5/1999, datë 31 dhjetor 1999, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 5/1999
- Data e miratimit
- 31 dhjetor 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 12 janar 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 1999-01-12
AKTNORMATIV
Nr.5, datë 31.12.1999
PËR PERDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE PER MBESHTETJEN
FINANCIARE TË INDUSTRISË SË KROMIT DHE TE BAKRIT
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8439, datë 29.12.1998, "Për
buxhetin e shtetit për vitin 1999", me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe
Privatizimit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shoqërisë anonime "Albkrom", në buxhetin e programit të zhvillimit, të miratuar
për vitin 1999, i shtohen 76,5 milionë lekë për pagesën e punonjësve të shkurtuar në zbatim të
vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 784, datë 17.12.1998. Ky fond përballohet në masën 24
milionë nga zëri "Konservime", të parashikuar në buxhetin e investimeve publike, të miratuar për
Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit për vitin 1999, dhe 52,5 milionë nga llogaria e
posaçme e krijuar për këtë ministri në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 194,
datë 20.3.1998.
2. Shoqërisë anonime "Albbakër", në buxhetin e programit të zhvill imit, të miratuar
për vitin 1999, i shtohen 47 milionë lekë për përballimin e shpenzimeve për ruajtjen e objekteve
të kësaj shoqërie. Ky fond përballohet në masën 12 milionë lekë nga zëri "Ndërtim -montime", të
parashikuar në buxhetin e investimeve publike, të miratuar për Ministrinë e Ekonomisë Publike
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.