Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 89/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 89/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 176, 7 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 176, datë 2026-08-07
LIGJ
Nr. 89/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 173/2014,
“PËR DISIPLINËN NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i
ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 7
Autoritetet përgjegjëse
Autoritetet përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore ndaj ushtarakëve të Forcave të
Armatosura janë, si më poshtë:
a) Presidenti i Republikës për dhënien e masës disiplinore shumë të rëndë “Shkarkim dhe lirim
nga Forcat e Armatosura” për oficerët me grada madhore.
Propozimi për dhënien e kësaj mase disiplinore shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të
Armatosura bëhet nga Kryeministri, ndërsa për oficerët e tjerë me grada madhore bëhet nga ministri
i Mbrojtjes;
b) Ministri i Mbrojtjes për dhënien e masave disiplinore shumë të rënda:
i. të parashikuara nga shkronjat “a”, “c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 14 për oficerët me grada
madhore. Propozimi për dhënien e këtyre masave bëhet nga Komisioni i Lartë Disiplinor;
ii. për të gjithë oficerët e Forcave të Armatosura, me përjashtim të masave për të cilat autoriteti
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.