Ligj

Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile.

Ligji nr. 119/2015, datë 6 nëntor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
119/2015
Data e miratimit
6 nëntor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 200, 23 nëntor 2015
Hyn në fuqi
8 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 200, datë 2015-11-23

LIGJ

Nr. 119/2015

PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR PËR

SHOQËRINË CIVILE

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

1. Krijimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile, për të garantuar bashkëpunimin

institucional me organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë, në dobi të zgjerimit të

demokracisë, konsolidimit të qeveris jes së mirë dhe rritjes së transparencës në vendimmarrjen

publike, nëpërmjet përfshirjes më të mirë të shoqërisë civile në këtë proces.

2. Zhvillimin e bashkëpunimit institucional me organizatat e shoqërisë civile, për hartimin e

zbatimin e strategjisë kombëtare dhe udhërrëfyesit të Qeverisë Shqiptare, për krijimin e një kuadri

mundësues për sektorin e shoqërisë civile dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërsektorial mes

institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe për zhvillimin e filantropisë dhe

kapitalit social.

3. Përcaktimin e parimeve dhe procedurave, në bazë të të cilave drejtohet dhe zhvillohet

procesi i dialogut dhe i këshillimit në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “KKSHC” është Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.