Për efiçencën e energjisë.
Ligji nr. 124/2015, datë 12 nëntor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 8 mars 2021.
- Numri
- 124/2015
- Data e miratimit
- 12 nëntor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 201, 24 nëntor 2015
- Hyn në fuqi
- 9 dhjetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2015-11-24
LIGJ
Nr. 124/2015
PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) hartimi i rregullave dhe politikave kombëtare për nxitjen, promovimin e përmirësimin e
përdorimit efiçent të energjisë, me synim kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe
heqjen e pengesave në tregun e energjisë;
b) vendosja e objektivave kombëtarë të efiçencës së energjisë;
c) rritja e konkurrueshmërisë së operatorëve.
Neni 2
Objekti
Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe personave fizikë dhe
/ose juridikë, publikë ose privatë, që ushtrojnë veprimtari në sektorët rezidencialë, të shërbimeve,
industrisë, transportit, bujqësisë, si dhe të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë, për nxitjen e
përdorimit me efiçencë të energjisë dhe për zhvillimin e tregut për shërbimet energjetike.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për subjektet e mëposhtme:
a) personat juridikë, që ushtrojnë veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe
furnizimit të energjisë;
b) personat fizikë dhe/ose juridikë, publikë ose privatë , që janë konsumatorë fundorë të
energjisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 6 shkurt 2019 · 5/2019 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015, “Për efiçencën e energjisë”
- 8 mars 2021 · 28/2021 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015 “Për efiçencën e energjisë”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.