Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025.
Ligji nr. 121/2015, datë 12 nëntor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 121/2015
- Data e miratimit
- 12 nëntor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 254, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 254, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 121/2015
PËR MIRATIMIN E PLANIT AFATGJATË TË ZHVILLIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA 2016-2025
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore, të nevojshme për zbatimin e këtij plani.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.11.2015
KRYETARI
Ilir Meta
PLANI AFATGJATË I ZHVILLIMIT TË FA 2016-2025
KREU I
TË PËRGJITHSHME
Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025 (PAZHFA 2016-2025) përkthen objektivat e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Strategjisë Ushtarake, skenarët e rishikimit strategjik të mbrojtjes 2013, si dhe konceptin strategjik të NATO-s në kapacitete ushtarake, duke tentuar plane orientuese në pikëpamje të kohës dhe burimeve të disponueshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.