Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për Mbrojtjen Shoqërore.

Ligji nr. 123/2015, datë 12 nëntor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
123/2015
Data e miratimit
12 nëntor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 201, 24 nëntor 2015
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2015-11-24

LIGJ

Nr. 123/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë

për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.11.2015

Shpallur me dekretin nr. 9324, datë 20.11.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR

MBROJTJEN SHOQËRORE

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë (në tekstin e mëposhtëm Palë

Kontraktuese),

me dëshirën për t’i rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella në fushën e mbrojtjes shoqërore,

kanë rënë dakord si më poshtë vijon:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizimi i termave

1) Përkufizimi i termave, në kuptim të kësaj marrëveshjeje, është si më poshtë vijon:

1. “Dispozita ligjore”, ligje, akte nënligjore dhe dispozita të tjera, që u referohen fushave të

caktuara të nenit 2 të kësaj marrëveshjeje;

2. “Organ kompetent”, ministritë që janë kompetente në lidhje me dispozitat ligjore të nenit 2,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.